
“Ushtarët ukrainas, përdhunojnë gratë e rajoneve tona”. Është ky denoncimi që vjen nga kryebashkiaku i Brovary, me rreth 140 mijë banorë.
Sipas Ihor Sapozhko, kryebashkiak i qytetit rreth 20 km larg Kievit, ata që ikin nga zonat e pushtuara thonë se përdhunimi nga pushtuesit është tashmë një realitet i trishtë.
Është një problem serioz, ndonëse ende nuk e kuptojmë se sa i përhapur është. Por tashmë jemi në dijeni të rasteve specifike.
Italiania “Corriere della Sera” sjell dëshminë e hidhur të kryebashkiakut, Ihor Sapozhko i cili tregon historinë e një miku të tij, Oleksiy Zdorovets, 36 vjeç, një ish-sekretar i qytetit dhe gruas së tij Maryna.
Ai thotë se ushtria ruse hyri në shtëpinë e tyre, në fshatin Nova Bohdanivka, përdhunoi dhe vrau me gjakftohtësi gruan.
Lidhur me emrin e përdhunuesit, citohet se është oficeri rus Mikhail Romanov, i cili tashmë është vrarë nga ushtarët ukrainas.
Nga rrëfimet e dëshmitarëve duket se disa komandantë rusë i nxisin ushtarët e tyre që të sulmojnë gratë dhe vajzat e ushtarëve tanë ose vullnetarë civilë, të cilat ndodhen në shtëpi. Megjithatë, nga disa burime na është thënë se të paktën në një rast kanë përdhunuar ushtaret tona femra të kapura gjatë betejës në aeroportin Hostomel, në ditët e para të luftës.
Një akuze të tillë, i bashkohet edhe zëvendëskryeministrja e Kievit Olha Stefanishyna, e cila flet për gra të dhunuara dhe të vrarë nga rusët.
Duke folur për Sky News, Stefanishyna përmend histori të tmerrshme që kanë të bëjnë me gra të përdhunuara dhe vrara nga ushtarët e Moskës.
Çdo ushtar i vetëm që ka kryer krime të tilla lufte, do të paguajë për atë që ka bërë. Gratë ukrainase do të jenë të bashkuara dhe të forta.



