Policia rrethon zonën e ‘5 Majit’, pritet shembja e tri banesave

Policia rrethon zonën e ‘5 Majit’, pritet shembja e tri banesave

Zona e “5 Majit” në Tiranë, mëngjesin e sotëm është rrethuar nga Policia, në kuadër të procesit të rindërtimit.

Banorët kanë refuzuar shembjen e banesave, andaj ky proces pritet të bëhet nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në orën 10:00.

Bashkia e Tiranës ka njoftuar se do të jenë tri banesa që do të shemben.

Më herët, ka pasur një përplasje mes banorëve të lagjes “5 Maji” në Tiranë dhe përfaqësuesve të Bashkisë.

Banorët janë kundër prishjes së banesave të tyre, pasi shprehen se ende nuk kanë rënë në marrëveshje me shtetin për këtë hap.

Ndërkohë, përfaqësuesi i bashkisë, u shpreh se është programuar prishja, pasi dëmet e shkaktuara në tërmetin e 2019, rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

7 muaj më parë ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili është shprehur se në zonën e 5Majit, do të ndërtohet brenda një viti, një nga qendrat më moderne në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy