Seancat gjyqësore në Hagë nisin të hënën vetëm me Thaçin dhe Krasniqin

Seancat gjyqësore në Hagë nisin të hënën vetëm me Thaçin dhe Krasniqin

Katër ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së nga Kosova të akuzuar nga Dhomat Speciale të Kosovës në Hagë, tashmë u është dorëzuar akuza e konfirmuar. Të akuzuarit duhet të dalin para gjyqtarit brenda shtatë ditësh në një takim që quhet: “prezantimi i parë”, i cili është seancë gjyqësore publike, bën të ditur Zyra e mediave të Dhomave Speciale të Hagës.

Gjatë këtij procesi gjyqtari duhet të sigurohet se të akuzuarit e kanë kuptuar për çfarë ngarkohen nga aktakuza, pra për çfarë akuzohen. Gjyqtari informon të akuzuarit për të drejtat e tyre (duke përfshirë edhe përfaqësuesit ligjor), dhe me hapat e tjerë që priten të ndodhin gjatë procesit. Aty të akuzuarit kanë mundësi të bëjnë komente ose të ngrenë çështje që lidhen me arrestimin, transferimin dhe ndalimin.

Gjyqtari informohet nga të akuzuarit nëse e pranojnë fajin apo deklarohen “të pafajshëm” për secilën nga pikat e akuzës, gjë të cilën ata duhet ta bëjnë brenda 30 ditësh pas takimit të parë në seancën gjyqësore publike.

Seanca e parë për Jakup Krasniqin dhe Hashim Thaçin zhvillohet të hënën më 09 nëntor.

”Prezantimi i parë” për Jakup Krasniqin është lënë për të hënën e ardhshme (09.11.) në orën 11:00. kurse për Hashim Thaçin në orën 15:00.

Dita dhe ora për seancën e parë publike të të akuzuarve të tjerë nuk është vendosur ende.

Zyra e shtypit të Dhomave Speciale thotë se kushdo që dëshiron të ndjekë seancat e hapura publike siç është “takimi prezantues” mund ta bëjë në faqen e internetit të dhomave speciale, ku proceset do të transmetohen me video në tri gjuhë, anglisht, shqip dhe serbisht.

Ndaj katër ish-udhëheqësve të lartë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, Specialja ka njoftuar se aktakuza është për vrasje, trajtim mizor, zhdukje e disa vepra të tjera, për të cilat pretendon se të katër krerët e UÇK-së, i kanë kryer në periudhën mars 1998-shtator 1999.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy