Mziu: Paketa e rezistencës sociale, propagandë! E kemi shitur energjinë, më pak nga sa ishte në bursë (VIDEO)

Mziu: Paketa e rezistencës sociale, propagandë! E kemi shitur energjinë, më pak nga sa ishte në bursë (VIDEO)

Deputeti demokrat Xhelal Mziu, thotë se protesta e qytetarëve është gjëja më ë mirë që bën një shoqëri civile dhe për më tepër kur buron nga qytetarët, merr më shumë vlera.

Për MCN Live, Mziu deklaroi se protesta se duhej bërë me kohë, por ky është momenti më delikat për Shqipërinë

Paketa e rezistencës sociale, sipas tij, është një paketë minimaliste dhe propagandë, duke nënvizuar se asnjë nga këto që thotë Kryeministri, nuk janë bërë ndryshime buxhetore, që duhet të vinin në parlament.

Ato që parashikohen në këtë paketë, janë parashikuar në buxhetin e vitit 2022. Mesatarisht i bie një pensionisti më pak se 5 mijë lekë të vjetra, por ishte e parashikuar që në buxhetin e vitit 2022, duke i’u referuar inflacionit të vitit të kaluar. Dhe përfitojnë një pjesë e pensionistëve. Për naftën është absurde, Shqipëria prodhon më shumë se 100% të kapaciteteve të konsumit të naftës, por kemi çmimin më të shtrenjtë. Prodhojmë mbi kapacitetin e konsumit, duhet të përpunohej, jo vetëm që nuk bëjmë përpunim, por nuk kemi lidhur asnjë marrëveshje me kompaninë. Sot e 30 vite nuk paguhet asnjë qindarkë tatim fitimi, mbi këtë pasuri të jashtëzakonshme. Shqipëria ka një kosto më të lartë. Kosova dhe Maqedonia, e marrin nga porti i Durrësit, por çmimi ka qenë shumë herë më ulët se në Shqipëri. Edhe sot në kohën e krizës shkon 500-600 lekë më lirë se në Shqipëri, gjë që vjen për shkak të taksës së qarkullimit.

Mziu deklaroi se Kryeministri ka aplikuar taksën progresive dhe më agresiven në rajon dhe në Europë.

Sipas tij, ne sot paguajmë 15% tatim fitimi, tatim mbi burim, ndërsa në Maqedoni është taksë e sheshtë 9%.

Deputeti demokrat tha se vetëm në muajin janar, qeveria ka përfituar rreth 100 milionë euro, në shkurt po e njëjta gjë, të ardhura për shkak të rritjes së çmimit dhe në mars, pritet e njëjta shifër.

Ai kërkoi që këto para të përdoren për uljen e TVSH për produktet.

Lidhur me pagën mesatare, ai tha se Kryeministri e shet si amortizim të krizës, ndërsa shtoi se nëse e imponon biznesin në rritjen e pagës, do të thotë se e ke rënduar biznesin, gjë që mund të çojë në shkurtimin e vendeve të punës.

Në këtë drejtim deputeti demokrat, tha se rritja e nivelit të pagës kthehet në bumerang për biznesin.

Mziu deklaroi se shteti duhet të ulte çmimin e naftës, siç ka qenë para dy javëve.

Çmimi i energjisë elektrike ka një kosto jo më shumë se 7.4 lekë dhe hidrocentralet kanë një kontratë ku energjinë e shesin me 74 lekë, marrëveshja paraprake. Pse qeveria shiti me kosto shumë më të ulët dhe e blen shumë më shumë?! Nuk e dinte qeveria që ne kemi momente që kemi nevojë. Ne sot prodhojmë me kapacitet të plotë, nuk bëjmë import. Nuk jemi në bursë dhe të mos qenit në bursë e stimulon për korrupsion qeverinë. Ne e kemi shitur energjinë, shumë herë më pak nga sa ishte në bursë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy