Takimi me Cameron-in/ Osmani: E informova për përpjekjet destabilizuese të Serbisë

Takimi me Cameron-in/ Osmani: E informova për përpjekjet destabilizuese të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bën me dije se e ka informuar ministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, “për përpjekjet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë”.

Në njoftimin e Presidencës së Kosovës bëhet me dije se Osmani dhe Cameron folën edhe mbi sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Në takim u diskutua edhe për situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë, me ç'rast Presidentja Osmani e informoi sekretarin Cameron për përpjekjet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë, përfshirë aktin e agresionit dhe aktin terrorist kundër Republikës së Kosovës më 24 shtator. Presidentja falënderoi sekretarin Cameron për shtimin e trupave britanike në kuadër të KFOR-it, duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit për sigurinë e kufirit me Serbinë”, thuhet në komunikatën e Presidencës. 

Në këtë drejtim, presidentja thuhet se ka folur edhe “për grupet terroriste, të mbështetura nga Beogradi, të cilat vazhdojnë të krijojnë frikë dhe intimidim brenda komunitetit serb”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy