Zbulohet shuma e parave e marrë nga grabitësit në makinën e kompanisë së sigurisë fizike e cila po bënte shoqërimin e parave të një banke të nivelit të dytë më datë 9 shkurt.
Sipas prokurorisë së Tiranës grabitësit kanë marrë 3.2 milionë dollarë ndërsa dyshohet se kanë qenë të përfshirë 6 ose 7 persona.



