Një aktor indian ka ndërruar jetë nga Covid-19 pasi publikoi në rrjetet sociale një video duke kritikuar kujdesin mjekësor.
Rahul Vohra, 35-vjeç, ndërroi jetë në një spital në “New Delhi” ditën e diel, pasi që prej fillimit të Majit ndodhej i shtruar.
Bashkëshortja e tij dha lajmin e vdekjes së Vohras në rrjetet sociale, duke e shoqëruar atë me videon e tij nga shtrati i spitalit.
Në video aktori shihet me maskën e oksigjenit teksa thotë: Kjo është jashtëzakonisht e vlefshme, pasi pa të pacientët vuajnë.
“Ju mund të kërkoni ndihmë, por nuk do të vijë askush. Ata mund të vijnë pas një ore ose më shumë”, thotë Vohra në video.
India regjistroi 366,161 raste të reja dhe 3,754 vdekje vetëm ditën e hënë.
Ndërkohë një skandal është duke ndodhur në këtë vend, teksa sipas banorëve, autoritetet janë duke zhytur në lumë trupat e viktimave të Covid-19 pasi familjarët nuk mund ti varrosin dhe djegin ato.
Trupat e dekompozuar u zbuluan në brigjet e Ganges në shtetin verior të Bihar, ndërsa banorët thanë se kishin parë dhjetëra trupa të notonin në rrjedhën e poshtme të lumit.



