
Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Ljajiç, thotë se mallrat serbe janë në qarkullim në mbarë Kosovën, pasi mbërrijnë atje nëpërmjet "rrugëve alternative".
“Zyrtarët serbë kishin paralajmëruar menjëherë për një treg të zi që filloi menjëherë pasi Prishtina vuri taksën 100 për qind mbi produktet serbe”, tha Ljajiç për Radio Televizionin e Serbisë të mërkurën.
"Kur shikoni dyqanet në veri dhe në jug të Kosovës, ju mund të shihni se ka mallra serbe që mbërrijnë atje përmes kanaleve të ndryshme. Gruri ynë shkon në Kroaci dhe pastaj transportohet si grurë kroat dhe shitet në Kosovë. Një pjesë e mallrave hyjnë, për shembull, duke iu shitur një biznesmeni në Maqedoni dhe pastaj ai i ri eksporton dhe i shet në Kosovë", tha Ljajiç.
Ai tha se brenda tre muajve humbjet nga barriera tregtare që ka vënë Kosova do të shkojnë në rreth 90 milionë euro.
"Humbja do të jetë akoma më e madhe nëse këto taksa mbeten, sepse biznesmenët tanë do ta humbasin përfundimisht atë treg. Ne pamë se biznesmenë nga Sllovenia, Hungaria, Kroacia, Shqipëria, Maqedonia janë shfaqur ... të tjerë kanë përfituar nga kjo hapësirë si një alternativë ndaj produkteve të tyre të ofertës", tha Ljajiç.



