Eurodeputetët të thirrur në seancë plenare në Strasburg i hoqën imunitetin parlamentar Jean-Marie Le Pen, me kërkesë të Gjykatës franceze pas ngritjes së një padie kundër tij për nxitje të urrejtjes racore në deklaratat e tij në lidhje me këngëtarin Patrick Bruel.
Eurodeputetët ndoqën sugjerimin e Komisionit për Çështjet Ligjore që vlerësoi se deklaratat në fjalë nuk kishin të bënin me funksionin e eurodeputetit të ekstremit të djathtë.
Komisioni nënvizoi se imuniteti i një parlamentari evropian nuk të lejon për të paraqitur me vetëdije një ofendim, përdorur fakte të pavërteta që denigrojnë reputacionin e dikujt, nxitje të urretjes ose për të përhapur shpifje që prekin integritetin e një personi.
Tashmë kthyer në një ritual të zakonshëm për proceset e njëpasnjëshme gjyqësore për deklarata të papërshtatshme të një zyrtari evropian, Jean-Marie Le Pen aktualisht në moshën 88 vjeçare, është pikasur në qershorin e 2014 në një video të publikuar në web-in e Partisë të Frontit Kombëtar me deklarata të rënda ndaj artistëve të angazhuar kundër kësaj partie, si Guy Bedos dhe Madonna. Ndërsa kur përmendet emri i Patrick Bruel, me origjinë hebreje, ai shtoi se do ta kalojmë në furrë herën tjetër



