Fotot e të burgosurve që u ekzekutuan në Aushvic 75 vjet më parë janë restaururar, duke u bërë me ngjyra. Ato sjellin më afër tragjedinë e përmasave të jashtëzakonshme në kampin e shfarosjes në Poloni.
Një fotografi në veçanti tregon një djalë të quajtur Istvan Reiner, katër vjeç, i veshur me uniformën famëkeqe me shirita, të cilën e mbanin të burgosurit.
Në foto, vogëlushi i buzëqesh aparatit, pa ditur se çfarë fati e priste.
Disa javë më vonë, djali u vra në të njëjtin kamp përqendrimi së bashku me dhjetëra mijëra njerëz të tjerë të pafajshëm.
Fotografia iu dhurua Muzeut Përkujtimor të Holokaustit në Shtetet e Bashkuara nga vëllai i Istvanit, Janos Kovacs.

Të burgosurit e kampit të përqendrimit Ebensee në Austri, që dyshohet se u përdorën për eksperimente "shkencore" dhe u liruan në 1945.

Një vajzë 18-vjeçare ruse gjatë çlirimit të kampit të përqendrimit në Dachau

Fëmijët presin pas një gardh teli me gjemba në Aushvic, një plan nga një dokumentar sovjetik për çlirimin e Aushvicit

I burgosuri i Aushvicit gjatë çlirimit

Të burgosurit e kampit të përqendrimit në Nordhausen të menaxhuar nga Gestapo

Një fëmijë në një spital në Suedi pasi u la i lirë nga një kamp përqendrimi në 1945




