
Kryeprokurorja Arta Marku ka prezantuar përpara Komisionit të Ligjeve raportin e Prokurorisë për vitin 2018.
Mes të tjerash Marku u shpreh se në vitin 2018 ka më shumë procedime penale se në vitin 2017, ndërsa e ka cilësuar vitin e kaluar si vit jo të zakonshëm për prokurorët dhe gjyqtarët, për shkak të procesit të vettingut, nëpër të cilin kanë kaluar ata.
"Prokuroria ka zbatuar të gjitha ligjet në fuqi dhe rekomandimet e Këshillit të Ministrave, rekomandimet e BE, për të shpejtuar rrugën për integrimin e BE. Për vitin 2018 kemi më shumë procedime penale se në vitin 2017. Viti 2018 ka qenë një vit jo i zakonshëm për prokurorët dhe gjyqtarët, për shkak të procesit të vettingut. Prokurorët kanë qenë disi apatik, pasi në mënyrë të pashmangshme ka ndikuar në punën e tyre. Një pjesë e procedimeve janë nisje nga Prokuroria, ndërsa më shumë janë referime nga qytetarët dhe policia", tha Marku.
Më tej, kryeprokuroja e Përkohshme shtoi se nivelin më të lartë të kriminalitetit e mban Vlora, ndërsa më të ulët Dibra.
"Përqindja më e ulët e kriminalitetit është në qarkun e Dibrës, kurse më të lartë e ka qarku i Vlorës. Veprat penale më të lartë janë vjedhja e pasurisë, krime ndaj personit, krimet ndaj tokës, veprat e dhunës kryesisht në familje. Në 2018, janë dënuar më shumë se 10 mijë persona”, tha Arta Marku.
Pas kryeprokurores së Përgjithshme, Arta Marku, fjalën e ka marrë zv.kryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi. Ajo ka deklaruar se Prokuroria e Përgjithshme sipas raporit voluminoz janë përmbushur rekomandimet e dhëna dhe ka vlerësuar punën që është bërë deri më tani.
"Falenderoj kryeprokuroren pasi kjo është në rregulloren e Kuvendit dhe qe buron nga Kushtetuta . Është raport i detajuar për veprimtarinë e Prokurorisë. Është raportim për gjendjne e kriminalitetit. Në shtator të 2018 ka miratuar një rezolut ku kemi kerkuar përmbushjes së detyrimeve se rekomandimeve. Raportimi që ka bërë Prokuroria për ndjekekjne e 13 rekomandimëve janë përmbushur 12 te plote dhe 1 të pjesshme. Ka patur edhe dy rekomandime të jera për krimet si korrupsioni dhe organiztat kriminale. Janë zbatuar po ka nevojë për politika më të ashpra për angazhimin e organeve të Gjyqësorit" ka dekalruar ndër të tjera zv.kryetarja e Kuvendit, znj.Hysi.



