
Gazetari Enton Abilekaj në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, teksa foli lidhur me aferën McGonigal dhe faktin që pati një përpjekje të Edi Ramës për të njollosur PD-në si një parti me lidhje ruse, deklaroi se në vend të kërkohet falje nga mazhoranca, për sulmin ndaj opozitës, ky sulm vijon dhe u mohohet e drejta e interpelancës dhe fjalës në Parlament.
Ai i tha ministres Spiropali, se në vend të kërkoni falje, vijoni me sulmet ndaj opozitës.
Ishte shkelje e Kushtetutës dhe Rregullores së Parlamentit. Kryeministri ka detyrim kushtetues. E dyta, thatë që nuk ka lidhje me Shqipërinë. Kjo çështje ka shumë lidhje me Shqipërinë, sepse në akt-akuzë përmendet edhe Rama edhe Shqipëria.
Mediat amerikane kanë nga dy artikuj në ditë për këtë gjë. Flisnin për lidhjet e McGonigal me Ramën, lidhje të fshehta dhe të papërshtatshme. Duhet t’ju shqetësojnë këto gjëra.
Ju flisni për dhunë kundër opozitës. Në vend të kërkoni ndjesë që jeni kapur me presh në dorë duke paguar për të sulmuar opozitën, vazhdoni përjashtoni opozitën. Kanë dalë të gjithë mediat amerikane në këto konkluzione.



