Sjellja e keqe, Kina ndalon 23 milionë qytetarë të blejnë bileta

Sjellja e keqe, Kina ndalon 23 milionë qytetarë të blejnë bileta

Kina bllokoi 23 milionë udhëtarë "të diskredituar" nga blerja e biletave të aeroplanëve ose trenave vitin e kaluar si pjesë e sistemit të diskutueshëm "të kreditimit social" të vendit që synonte përmirësimin e sjelljes së qytetarëve.

Sipas të dhënave të Qendrës Informative për Nder Publik, 17.5 milionë njerëzve u është ndaluar blerja e biletave të aeroplanit, ndërsa 5.5 milionë njerëzve u është ndaluar blerja e biletave të trenit të shpejtë për shkak të shkeljeve që dëmtojnë nderin shoqëror.

Ky sistem ka për qëllim që t’i luftojë sjelljet e këqija përmes ndëshkimeve dhe t’i nxisë sjelljet e mira përmes shpërblimeve. Në mesin e shkeljeve përfshihet mospagimi i taksave individuale dhe gjobave, shpërndarja e lajmeve të rreme, pirja e duhanit në tren, përdorimi i biletave të rreme dhe shëtitja e qenit pa litar.

Institucionet lokale i kanë testuar disa aspekte të këtij sistemi, me të cilin parashihet caktimi i rezultateve për secilin qytetar. Sidoqoftë, analistët kanë thënë se autoritetet në Kinë po e përdorin teknologjinë për ta ndërtuar sistemin e mbikëqyrjes së masës si në romanin e njohur të shkrimtarit anglez, George Orwell, “1984”, shkruan “The Guardian”.

Sipas raportit, ndëshkime të tjera për individët përfshijnë ndalimin e blerjes së sigurimeve, pasurive të paluajtshme ose produkteve të investimit. Kompanitë në listën e zezë janë të ndaluar nga oferta për projekte ose lëshimin e obligacioneve të korporatave.

Raporti tha se autoritetet mblodhën më shumë se 14 milion pika të të dhënave të "sjelljes së pa besueshme" vitin e kaluar, duke përfshirë mashtrimet, kreditë e papaguara, reklamat e rreme dhe zënë vende të rezervuara në tren.

Një video e një pasagjeri trenor i cili refuzoi të heqë dorë nga një vend që një tjetër pasagjer kishte rezervuar shkoi viral vitin e kaluar, duke shkaktuar një debat mbi atë nëse sistemi aktual i ndalimit të udhëtarëve të tillë ishte mjaft i ashpër.

Zyrtarët besojnë se sistemi po punon. Raporti tha se 3.5 milion njerëz ose kompani paguan taksat ose borxhet që i detyroheshin për shkak të sistemit të kredive shoqërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy