Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në MCN Live komentoi ndryshimet e fundit në qeveri nga kryeministri Edi Rama, duke theksuar se emrat e rinj janë të lidhur më shumë me hetime sesa me karrierë politike.
Ai e konsideroi Ramën “të marrë peng” dhe nënvizoi se kryeministri ruan interesat e veta përmes AKSHI-t për aq kohë sa udhëheq qeverinë.
Ndikon se ajo që i është ofruar shqiptarëve nuk është qeveri politike, por janë njerëz interesash dhe jo politikë. Në një qeveri normale do kishin njerëz me karrierë të gjatë politike që përfaqësojnë vërtetë programin e shtetit, por emrat e rinj vijnë nga administrata dhe kanë lidhje me ministra dhe hetime. Kjo tregon se Rama është i marrë peng dhe po ruan interesat e veta për aq kohë sa do të jetë kryeministër.
Nëse Rama ka shkarkuar zv. kryeministren e ka shkarkuar me kushte, kjo është negociatë. Hetimi vazhdon por dhe milionat vazhdojnë te AKSHI dhe normal që atij do i duhet një person që e ka brenda në interesat e veta për aq kohë sa do jetë kryeministër.
Pushteti është çadra që mbulon çdolloj pakënaqësie. Kjo mënyrë e konceptuar të pushtetit është një dëm i madh politik, ekonomik dhe social. Dalëngadalë Rama e bëri PS me gjithë defektet që ajo mbante nga e shkuara dhe e shndërroi në një organizatë që bashkëpunon hapur me krimin e organizuar. Zërat që sot shprehen kundër janë zëra statikë, statura të Partisë Socialiste që bëje debate politike me bazë dikur.



