Nën ethet e kooalicionit, të shtunën vendoset për të ardhmen brenda maxhorancës

Nën ethet e kooalicionit, të shtunën vendoset për të ardhmen brenda maxhorancës

Aleanca e majtë organizon të shtunën paradite takimin e parë zyrtar për rikonfirmimin e koalicionit për “Shqipërinë Europiane” edhe për katër vitet e ardhshme.

Takimi që pritet të mbahet në Hotel Tirana, do të vërë përballë njëra-tjetrës vetëm Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. 

Dy kryetarët Rama dhe Meta do të shoqërohen edhe nga dy pjesëtarë secili, po ende është e paqartë axhenda e takimit, ndërkohë që edhe gjatë ditës së sotme nuk munguan replikat mes deputetëve të të dy krahëve, si Luan Rama me Pjerin Ndreun. 

Duket se firmosja zyrtare e koalicionit, përveç modaliteteve të brendshme si dhe programit të përbashkët, do ketë pikë të fortë edhe mënyrat e zgjidhjes së krizës aktuale dhe përfshirjes së opozitës në zgjedhje si edhe çështjen e Presidentit të ri të vendit. 

Seanca e parë është javën e ardhshme dhe megjithëse e majta i ka votat, ka lëshuar sinjale se do të kërkojë një President konsensual me të djathtën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy