Reforma në drejtësi, nesër hidhet shorti për anëtarët e KED

Reforma në drejtësi, nesër hidhet shorti për anëtarët e KED

Emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të merren vesh të enjten, pas shortit që është parashikuar të hidhet në Kryesinë e Kuvendit në orën 10:00.

Hedhja e shortit do të zhvillohet në drejtimin e zëvendëskryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi, në prani të përfaqësuesve të dërguar nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë si edhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare, ambasdorëve dhe organizatave partnere ndërkombëtare.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është institucioni i parë që u ngrit në kuadër të reformës në drejtësi. Por pas shortit të hedhur në janar, kur u përcaktuan anëtarët e tij, mandati njëvjeçar i këtij institucioni përfundoi pa zhvilluar asnjë detyrë. Kjo për faktin se nuk ka nisur ende vetingu, një proces që bën të mundur zgjedhjen në organet e drejtësisë duke kaluar më parë në skaner.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bën vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Inspektorin e Drejtësisë dhe kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy