
Këtë të hënë vendi do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta gjatë gjithë paradites.
Gjatë orëve të pasdites vranësirat e dendura do të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit ku në skajin verior dhe verilindor do të ketë rrebeshe të izoluara shiu.
Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e shënuar në zonat malore deri në 26°C vlera maksimale që do të shënohet në zonat bregdetare.



