Monoliti misterioz metalik i gjetur në një shkretëtirë të largët në perëndim të Shteteve të Bashkuara, i cili nxiti shumë hamendësimë për mënyrën sesi ka rritur atje, tani me sa duket është zhdukur.
Zyra e Utah për Menaxhimin e Tokës tha se kishte marrë "raporte të besueshme" se objekti ishte hequr "nga të panjohur" të premten në mbrëmje.
Shtylla me shkëlqim që dilte 10 metra nga shkëmbinjtë e kuq të jugut të Utah u pa për herë të parë më 18 nëntor nga zyrtarët lokalë.
Megjithëse këta të fundit nuk pranuan të zbulonin vendndodhjen e objektit nga frika se një turmë turistësh kuriozë do të mblidheshin në shkretëtirën e largët, disa eksplorues arritën ta gjurmojnë.
Lajmi për zbulimin shpejt u bë viral, dhe shumë vunë re ngjashmërinë e objektit me monolitët e çuditshëm të huaj në filmin klasik fantastiko-shkencor të Stanley Kubrick, '2001: Odisjea në hapësirë'.



