Italianët arrestojnë në Shqipëri anëtarin e bandës së Habilajve (VIDEO)

Italianët arrestojnë në Shqipëri anëtarin e bandës së Habilajve (VIDEO)

Arrestimi i Nezar Seitit disa ditë më parë është kryer nga Guardia di Finanza e Katanias dhe policia shqiptare. Nezar Seiti, 40 vjeç, është vënë në pranga në kuadër të hetimeve të autoriteteve italiane ndaj grupit të Moisi Habilajt. Sipas tyre, Seiti është përgjegjësi i logjistikës për zbarkimin e sasive të drogës që mbërrinte nga Shqipëria në Itali.

Seiti rezulton pjesë e grupit dhe bashkëpunëtor i Moisi Habilajt, 39 vjeç, dhe Maridian Sulaj, 29, e Fatmir Minaj, 55, të cilët u arrestuan në Ragusano më 14 tetor, ngjarje që i hapi rrugën një sërë zhvillimesh, të cilat ndikuan direkt në debatin politik në Shqipëri, për shkak të përmendjes në përgjime të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Një ekip i skuadrës “Fiamme gialle” ka mbërritur para disa ditësh në Tiranë dhe në bashkëpunim me autoritetet shqiptare kanë bërë të mundur arrestimin e një prej 4 shqiptarëve, ndaj të cilëve është lëshuar mandate arresti ndërkombëtar, por nuk ndodhen në territorin italian, shkruajnë mediat italiane.  

“Organizata shqiptaro-italiane në vitet e fundit ka arritur të transportojë në Itali përmes rrugëve detare mbi 3500 kg marijuanë që në shumë raste ishte sekuestruar nga policia italiane me të mbërritur në breg. Grupi kishte arritur të “importonte” nga Shqipëria sasi të mëdha marijuana, që arrinin një xhiro prej 20 milionë eurosh”, thuhet në shkrimin e Lasicilia.it

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy