Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së partive politike për një tryezë pranë selisë së Kuvendit.
Por diçka e pazakontë ka ndodhur në hyrje të Kryesisë së Kuvendit.
Në kohën që kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte duke folur para mediave për të sqaruar një deklaratë të tij të disa ditëve më parë, afër tij është parë që të kalojë kryeministri Edi Rama.
Jo vetëm kaq, ai ka pritur disa sekonda në këmbë prapa tij, duke dëgjuar vetëm pak metra larg se ç’po thoshte Basha.
Më pas, Rama i është afruar duke e prekur nga krahu, ndërsa Basha po fliste live para mediave.
Kjo skenë ka shkaktuar habi jo vetëm te gazetarët por edhe te vet Basha, i cili i është drejtuar Ramës, duke i thënë: Shko aty se aty kemi punë jo këtu!
Ndërkohë që pritet të nisë tryeze mes partive për të gjetur një zgjedhje për krizën politike, tryezë kjo e iniciuar nga dy partitë e djathta, PR dhe PAA.



