
Twitter i ka dhënë fund politikës për luftimin e informacionit të rremë për pandeminë e koronavirusit. Sipas njoftimit, kompania nuk është duke marrë veprime kundër postimeve që shkelin rregulloret për këtë virus.
Twitter ka bërë të ditur më parë se deri në muajin shtator ka pezulluar më shumë se 11.000 llogari për përhapje të informacionit të rremë për COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi.
Politikat e tjera mbi informacionin e rremë është thënë se vazhdojnë të zbatohen. Nën politikën specifike për COVID, Twitter ka pezulluar për disa orë, apo edhe përgjithmonë llogaritë e personave që kanë postuar vazhdimisht lajme të rreme për virusin.
Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, është zotuar se do ta bëjë Twitterin hapësirë për shprehje të lirë, pas blerjes së kësaj platforme për 44 miliardë dollarë.



