Kaosi në aeroportin e Kabulit shtyn sërish nisjen e afganëve për në Shqipëri

Kaosi në aeroportin e Kabulit shtyn sërish nisjen e afganëve për në Shqipëri

Mbërritja e afganëve në Shqipëri mbetet pezull. Kjo për shkak të situatës kaotike në aeroportin e Kabulit. “Zëri i Amerikës” raporton se pas shtyrjes së djeshme, nisja e grupit të afganëve që do të strehohen në Shqipëri është shtyrë sërish. Parashikimi i fundit ishte se avioni do të nisej sot rreth orës 13:00 nga Kabuli, për të mbërritur në Shqipëri pasdite, por sërish ka qenë e pamundur.

Ndërkohë, në Tiranë vijojnë përgatitjet për pritjen e tyre. Fillimisht ata do të strehohen në Qytetin Studenti, për t’u zhvendosur diku tjetër në nisje të vitit të ri akademik.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila është koordinatorja për operacionin humanitar në ndihmë të afganëve, është shprehur se situata po ndiqet minutë pas minute në bashkëpunim me aleatët dhe se janë marrë të gjitha masat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy