
Është shtyrë vizita e kryeministrit malazez Dusko Markoviç në Kosovë për shkak të mjegullës së dendur që ra mëngjesin e kësaj të marte në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Markoviç do të takohej me kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj për të diskutuar për demarkacionin.



