Konferenca/ Meta: Terrorizmi e ekstremizmi fetar lindin nga varfëria, Thaçi: Gjithmonë kundër ekstremizmit fetar (VIDEO)

Konferenca/ Meta: Terrorizmi e ekstremizmi fetar lindin nga varfëria, Thaçi: Gjithmonë kundër ekstremizmit fetar (VIDEO)

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ishte i pari që mbajti fjalën në këtë konferencë ku theksoi se duhet bërë më shumë punë kundër ekstremizmit dhe të të angazhohen të gjithë kundër varfërisë.

“Terrorizmi e ekstremizmi fetar lindin nga varfëria dhe kur shpresa për të ardhmen shuhet nga keqqeverisja. Qeveria duhet të hartojë ligje për mbrojtjen e interesave të qytetarëve”, shtoi Meta.

 Meta në konferencën e organizuar në bashkërendim me Departamentin e Shtetit të SHBA, foli edhe për Alvin Berishën, vogëlushin i cili u nxor disa ditë më parë nga kampi sirian.

Meta tha se falë mediave që i dhanë zë rastit, vogëlushi u kthye pranë familjes, ndërsa theksoi se në kampet e ISIS ka dhjetëra gra e fëmijë të tjerë që duhen kthyer në Shqipëri dhe duhen integruar në shoqëri.

“Kohët e fundit i gjithë opinioni u trondit rëndë nga rasti i Alvin Berishës, vogëlushit shqiptar, i cili mbeti i mbyllur në kampin Al-Hol të Sirisë. Falë gazetarisë së huaj dhe vendase ky rast u vu në vëmendjen e opinionit publik por ka edhe kampe të tjera në të cilat ndodhen me dhjetëra gra e fëmijë shqiptarë dhe nga vendet e tjera të rajonit tonë. Duhen ngritur urgjentisht qendrat e rehabilitimit për t’u kujdesur që persona të tillë të integrohen në shoqëri dhe të shërohen nga trauma të tilla. Viktimat e këtij fenomeni duhet të identifikohen, duhet të mbrohen përkrahen dhe të ndihmohen të bëhen pjesë e jetës normale pranë familjes së tyre dhe të integrohen në shoqëritë tona në mënyrë dinjitoze. Shfrytëzoj këtë mundësi të falenderoj të gjithë udhëheqësit tonë fetar që kanë dhënë një kontribut të madh dhe të rëndësishëm për harmoninë fetare në Shqipëri”, deklaroi presidenti.

Kreu i vendit gjatë fjalës së tij përmendi disa nga problemet me të cilat përballet komunitetet fetare shqiptare.

Meta tha se ata hasin në vështirësi për blerjen e tokave për ndërtimin e vendeve të adhurimit, si edhe për marrjen në pronësi të kishave, xhamive apo manastireve.

Presidenti shprehu edhe shqetësimin për ndikimin e huaj në organizatat fetare shqiptare, duke thënë se kërkon vëmendje të vazhdueshme.

 “Komunitetet fetare në Shqipëri po hasen me vështirësi për blerjen e tokës për ndërtimin e vendeve të adhurimin. Po hasen me çështje që lidhen me tarifat e pushtetit vendor, me probleme në mbrojtjen e titullit në disa prona, probleme me marrjen e pronësive të kishave, xhamive, manastireve apo objekteve që konsiderohen si vende të të trashëgimisë kulturore. 

Autoritetet fetare kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin për ndikimin e huaj dhe për ndërhyrjet në organizatat fetare shqiptare. Kjo është një çështje që ngjall shqetësim dhe kërkon përgjegjshmëri e vëmendje të vazhdueshme. Sigurimi i të drejtës së pronësisë, të aseteve të tokave do ti bënte këto bashkësi fetare më të pavarura dhe plotësisht imune nga çdo ndërhyrje dhe ndikim e huaj malinje.

Bashkësitë fetare duke u kthyer pronat dhe asetet e tyre do të siguronin një vetëfinancim dhe të mjaftueshëm për të administruar punën e tyre pa asnjë ndikim të huaj negativ dhe përçarës.”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i pranishëm në konferencën ndërkombëtare “Feja si një instrument për paqen” e cila po mbahet në Tiranë, u ndal tek sfidat e forta që ka kaluar shoqëria shqiptare në Kosovë. Ai tha se shqiptarët kanë bashkëpunuar dhe kanë jetuar në bashkëjetesë të plotë fetare pa shkaktuar asnjë konflikt të tillë.

Mes tjerash, presidenti kosovar foli edhe për radikalizmin fetar dhe shqiptarët që kanë marrë pjesë në luftërat e huaja. Sipas tij, Kosova ka dëshmuar dhe do të dëshmojë me krenari që mbështet aleancën kundër ekstremizmit fetar, ndërsa shtoi se vendi i tij po punon për rehabilitimin e të kthyerve nga llogoret e luftërave ekstremiste.

“Edhe në Kosovë jemi përballur me radikalizmin. Në si shoqëri dhe si shtet kemi reaguar. Kosova do të jetë gjithmonë kundër ekstremizmit. Kemi marrë masa ndaj atyre që kanë nxitur urrejtje dhe pjesëmarrje ne luftëra të huaja. Po punojmë me të kthyerit nga luftërat.  Mbajtja gjallë e frymës dhe tolerancës është sfidë dhe do të mbetet edhe në të ardhmen”-shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy