
Një ndër sfidat e këtij viti në Policinë e Shtetit është dhe përballja me krimin e organizuar që vitet e fundit solli një rënie të imazhit të policisë. Niveli i depërtimit të krimit të organizuar në strukturat e Policisë së Shtetit doli në sipërfaqe përmes komunikimeve të aplikacionit Sky ECC.

Lidhur me këtë Faik Basha, nga departamenti i Sigurisë në PL, pohoi për “MCN live” se drejtues të lartë të Policisë së Shtetit kanë marrë pozicione të lartë në këmbim të mbështetjes së krimit.
Ne kemi dhënë opinion tone si opozitë kemi folur qartë dhe saktë se si drejtues te lartë janë shpërblyer dhe kemi parë edhe përgjimet që u bënë për zgjedhjet e 2021, ku drejtues komisariatesh dhe policie mbështesin hapur PS dhe në këmbim të favorizimeve të funksioneve te larta drejtuese në radhët e policisë.
Kemi parë se si janë promovuar drejtorët e qarkut të Durrësit, i cili sapo u emërua kreu një arrestim të paligjshëm të z.Meta, kemi drejtues të cilët janë promovuar dhe kanë marrë pozicione drejtuese nëpërmjet mbështetje që i kanë dhen grupeve kriminale.
Drejtuesit e Elbasanit sot janë bërë drejtuesit më të lartë të shtetit, shikoni se shumë drejtues që kanë qene atje, sot janë bërë shefa komisariatesh edhe pa pasur gradën e nevojshme dhe pa e patur kualifikimin e nevojshëm, edhe drejtues qarqesh.
Të gjithë këto që kanë shërbyer fushatave, janë shpërblyer. Duke zbërthyer dhe duke bërë publike një gjë, ne mund të kuptojmë më mirë dhe saktë se si ka ndodhur i tërë procesi. Krimi i organizuar në Shqipëri është i përhapur dhe gati-gati konkurron me vendet e Amerikës së Jugut, ku bandat drejtojnë strukturat kryesore te policisë, kështu që besoj se ne si opozitë në tersi kemi bërë shumë për të publikuar fakte dhe prova dhe kemi ngritur fort lidhjen e krimit me policinë.
Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit në Shkodër ku babë e bir, Rrustem dhe Arjon Hasaj, janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit, Ramazan Mataj në Shkodër, Basha tha se rritja e besueshmërisë te strukturat policore është hapi kryesor për parandalimin e ngjarjeve kriminale
Ngjarjen duhet pritur se si ka qenë e vërteta edhe parandalimet e mundshme nga të dyja palët dhe se organet a e kane bere punën e tyre.
Rritja e besueshmërisë te strukturat ligjzbatuese është hapi i parë dhe kryesore, dhe vendimtare për të patur një policie të suksesshme për të bërë një punë parandaluese. Policia nuk ka nevojë te numëroj gëzhojat, viktimat apo u dogj apo nuk u dogj mjeti.
Ngjarja te tilla si kjo e fundit, me sa informacion që ka dal, mund të parandalohen por sa besim kanë qytetarë kanë besim të raportojnë një konflikt te strukturat ligjzbatuese, sa kanë lënë hapësirë ato struktura që këto informacion që merren nga ta, të përdoren mirë dhe të mos shkojnë te duart e qytetarëve, dhe te ata që preken nga ky informacion. Kemi shembullin e Shkodrës kur këto informacione janë përdorur për keq.



