Studimi: Shkrirja e akullit në Greenland do e rrisë me 25 cm nivelin e detit

Studimi: Shkrirja e akullit në Greenland do e rrisë me 25 cm nivelin e detit

Shkrirja e vazhdueshme e shtresës së akullit në Grenlande do e rrisë nivelin global të detit me më shumë se 25 cm dhe kjo do të ndodhë edhe nëse e gjithë bota do ndalojë së djeguri karburante sot .

Ky ishte përfundimi i studiuesve të Shërbimit Gjeologjik Kombëtar i Danimarkës dhe Grenlandës, botuar në revistën Nature change klim. 

Sipas gjeologëve  të cilët kanë përdorur një metodë të re krahasuese pritet një skenar më i keq, nëse nismat për të luftuar ngrohjen globale nuk kalojnë.

Shkencëtarët analizuan dy dekada matjesh për të parashikuar humbjen e akullit nga shtresa e akullit të Groenlandës për shkak të ngrohjes globale. 

Hulumtimi i ri  i cili nuk identifikon një interval kohor të saktë për ngjarjen rrit ndjeshëm nivelin e rritjes së detit të parashikuar nga shkencëtarët deri më tani. Studimi zgjeron sferën e pasojave të ngrohjes globale në klimë dhe nivelet e detit përtej perspektivave të një reduktimi të karburanteve fosile globale. 

Që nga vitet 1980, rajoni është ngrohur rreth 1.5 gradë në dekadë, katër herë më shpejt gjë që e bën edhe më të lehtë që temperaturat të kalojnë pragun e shkrirjes.

Studiuesit nga Shërbimi Gjeologjik i Danimarkës dhe Grenlandës kanë vëzhguar ndryshime në vëllimin e shtresës së akullit rreth kontinentit të ngrirë dhe argumentojnë se nxitësi kryesor i shkrirjes ishte rrjedhja e shtresës së akullit. Shkencëtarët kanë përcaktuar se rreth 3.3% e shtresës së akullit të Groenlandës, ekuivalente me 110 trilion ton akull  do të shkrihet në mënyrë të pashmangshme kur shtresa e akullit të reagojë ndaj ndryshimeve që kanë ndodhur tashmë.

Rritja e nivelit të detit nga ky akull i shkrirë do të ndodhë pavarësisht nga çdo rrugë klimatike e parashikueshme në të ardhmen në këtë shekull, kështu Jason Box , autori kryesor i studimit.

Edhe pse autorët nuk specifikuan një afat kohor, ata parashikojnë se ndryshimi i nivelit të detit mund të ndodhë nga tani deri në fund të shekullit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy