
Gazetari Andi Tela i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se fjalimi i Edi Ramës në Athinë ishte i mirë, i menduar dhe i përgatitur në kohë. Sipas Telës mitingu i Ramës në Athinë tregoj se ai ka nisur fushatën elektorale dhe ai gjen çdo mënyrë për të siguruar edhe më shumë vota.
Fjalimi i Ramës ishte fjalim shumë i mirë. Ka kohë që Rama nuk bën më fjalime të mira, siç ka bërë dikur. Ky ishte fjalimi i menduar, i shkruar me kohë, i përgatitur me kohë.
A u pompua si vizitë? U pompua, sepse të gjithë dy javëshi deri ditën e vizitës ishte, do e lejojnë Ramon ta mbajë. Mitingun s'do e lejojnë, do e japin sallën, s'do e japin sallën. Do vijnë njerëzit nga Shqipëria, s'do vijnë njerëzit nga Shqipëria. Do mbushet salla, s'do mbushet salla. Por këtë, por këtë sallë.
Ti nuk e sheh as në Shqipëri në një ligj elektoral. Nuk ishte në Shqipëri, pra autobusët që mbushnin sallat dhe mitingjet. Në këtë numër nuk i sheh këtu.
Tani, pse e bëri Rama këtë gjënë? Përveç gjithë tjerave, për mua e bëri thjesht fushatë elektorale. Nisi fushatën e tij elektoral me fjalimin dy orësh, me idenë e tij të antikorrupsionit të shtetit ligjor që do të ndërtojë brenda 2030, dhe këtu më falni, caktoi 2030.
Pra, ejani, sepse Shqipëria 2030 do bëhet shumë më ndryshe se ajo që është tani, pra plan gjashtëvjeçar pas 11 viteve që është dhe parë në këtë sens tani është opozita përballë këtij njeriu, sepse këtë njeri nuk e rrëzojmë dot ne këtu nga studioja.
Rama ka nisur turin e ka nisur turin në Evropë, dakord, për të treguar sukseset e Shqipërisë, sukseset e turizmit shqiptar.
Thërret, ejani në Shqipëri dhe investoni në Shqipëri. Gjen çdo rast e më tepër mënyra se si të mbledh vota, mënyra se si të shtojë vota.



