Shkarkimi i Fatmira Hajdarit/ E bija në Kuvend: Ato që thonin jam këtu për ta mbrojtur, e morën përgjigjen!

Shkarkimi i Fatmira Hajdarit/ E bija në Kuvend: Ato që thonin jam këtu për ta mbrojtur, e morën përgjigjen!

Rudina Hajdari e ka nisur fjalën e saj në Kuvend sot me një koment për shkarkimin e nënës së saj, Fatmira Hajdari, nga KPK. Hajdari tha se ata që iu hodhën si ujqër duke e akuzuar se ndenji në Kuvend për të mbrojtur të ëmën sot kanë marrë përgjigjen dhe se e mbështet reformën në drejtësi deri në fund.

“Dita e sotme ka filluar me një lajm për familjen time dhe padyshim shumë njerëz jashtë kësaj salle që më janë hedhur si ujqër që unë ndenja në Kuvend për të mbrojtur time më sot e kanë marrë përgjigjen. Unë e mbështes këtë reformë dhe do ta mbështes deri në fund”, deklaroi Hajdari.

Deputetja demokrate Rudina Hajdari akuzoi opozitën jashtë parlamentare PD-LSI se bëri dy vite revolucion me molotov dhe protesta pasi dogji mandatet dhe në fund rezultoi se e bëri gjithcka për një tender, atë të identifikimit biometrik.

"Këshilli Politik përfundoi duke e lënë atë sistem sikur është nuk bëri asgjë. PS, PD, LSI ranë dakord se sistemi aktual është më i mirë. Thanë le ta lëmë sikur ishte, po kjo opozita jashtëparlamentare pse i dogji mandatet, kur numërimi, administrata është mirë. Pse i nxorët njerëzit në rrugë, pse i latë bashkitë rrugëve?

Rama do të shkojë në pension politik, po i hapi listat. Por nuk e kuptoj atë lider opozite që do të rrijë sikur është, nuk e do votën e diasporës, depolizitimin e administratës. Opozita mori vetëm një tender për identifikimin biometrik. Bëri revolucion, nxori njerëzit në rrugë, bëri luftë për dy vite me radhë për tenderin e identifikimit biometrik.

Ata donin të vendosin në kod, që opozita të përcaktonte tenderin për identifikimin biometrik. E bënë gjithë atë luftë për të fituar atë tender. Por nuk merrem më me atë se është humbje kohe. Edi Rama ti gabohesh nëse mendon se ne jemi kartonë të votojmë atë reformë pa ndryshuar sistemin. Nëse ke ndërmend të shpallesh diktator mund ta bësh, nëse ke ndërmend, bashkë edhe me Bashën, thuaje, ne jemi bashkë dhe do të shpallim diktaturën.

Edi Rama na premtove se do ta bëjë reformën me dy faza. Unë e ngjita atë shkallë, se vura interesin e shqiptarëve para meje, po tani ti ku e ke shkallën tënde, cfarë do të bësh ti? Sot listat e hapura i do e gjithë shoqëria shqiptare. Jeni bërë sulltanë. Nuk ka votë pa dëgjuar zërin e popullit shqiptar dhe Kuvendit." tha Hajdari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy