Katër persona të shoqëruar nga policia e Vlorës pasi vendosën muzikë në lokale pas orës 22:00 janë lënë të lirë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Pronarët e lokaleve në Vlorë në formë proteste vendosën himnin kombëtar duke kërkuar ndryshimin e fashës orare të përcaktuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Ata kërkojnë ndryshimin e fashës orare pasi sipas tyre kjo gjë po i bën bizneset të përballen me kushte të vështira ekonomike.



