
Jemi vetëm 3 muaj larg zgjedhjeve parlamentare, ndërkohë që SPAK ka vepruar si majtas ashtu dhe djathtas duke vënë në akuzë një sërë zyrtarësh të lartë, nga ish ministra, zëvendës kryeministrin Ahmetaj, ish kryebashkiakë, kryebashkiakun Veliaj, e deri tek Sali Berisha e Ilir Meta.
Lidhur me këtë gazetari Mariglen Kume në MCN Informacion u shpreh se mbështetja më e madhe e SPAK ishte ajo nga Amerika, teksa theksoi se Beqaj nuk do ishte arrestuar nëse ky institucion nuk do kishte ekzistuar.
Ai tha se komisioni Xhafaj është njëlloj presioni ndaj SPAK dhe se agjencitë antikorrupsion nuk ka çuar më denoncime në SPAK.
Mbështetja më e madhe e SPAK ishte ajo e Amerikës, nuk duhet të harrojmë se arrestimi i Ilir Beqaj nuk do kishte ndodhur nëse nuk do ishqte krijuar SPAK, nuk mendoj se do vendosej para drejtësisë dhe pse publikisht ndaj tij kishte akuza të vazhdueshme dhe mllef, po ashtu dhe zv kryeministri, por me veprimet e SPAK në një mënyrë apo një tjetër diçka e tillë ndodhi.
Pastaj nga një anë kemi PD ku Berisha ka thënë hapur që nëse vjen në pushtet do ketë një qasje tjetër ndaj kësaj reformë, ndërsa nga ane PS komisioni Xhafaj është njëlloj presioni ndaj SPAK.
Prandaj dhe SPAK tregon kujdes sepse dhe në intervistat e pakta që ka dalë Dumani kujdeset për perceptimin publik, prandaj ka thënë sot që ne financohemi nga buxheti i shtetit, por për momentin është pak i lëkundur sepse nuk është pezullim, por ndalim për 90 ditë.
Eksperienca që mund të marrin ata në SHBA mund të jetë më i vyer, në këtë aspekt dëmtohet pak dhe puna e SPAK nga vendimi i SHBA, por politikat shqiptare po ti shohësh nëse po i bëhet një lloj sulmi e shoh shumë të kamufluar. Ajo që bie në sy është fakti se agjencitë antikorrupsion nuk kanë çuar më denoncime në SPAK.



