Dy skenarët e vrasjes/ Kush ishte objektivi i atentatit të planifikuar në Vlorë

Dy skenarët e vrasjes/ Kush ishte objektivi i atentatit të planifikuar në Vlorë

Minat e telekomanduara që u kapën sot në Vlorë ishin planifikuar për një atentat, objektiv i të cilit do të ishte Ines Hajrulla. Ekzekutimi përmes një shpërthimi të telekomanduar mendohet se është skenari 2, pasi atij të vrasjes me armë me silenciator.

Arrestimi i dy të rinjve nga Burreli, xhaxha e nip, përkatësisht 33 dhe 19 vjeç, pasi u kapën me lëndën eksplozive në makinë pason arrestimin e 35-vjeçarit Amarildo Nikolli nga Shkodra, dy ditë më parë, po në Vlorë.

Të tre personat në fjalë i lidh një emër: Ines Hajrulla. Burimet bëjnë të ditur se në rast se tentativa për ta ekzekutuar me armë do të dështonte, Hajrullën e priste një shpërthim i telekomanduar.

30-vjeçari Ines Hajrulla është një emër i njohur për policinë. Atentati ndaj tij, i planifikuar me dy skenarë, do të ishte i treti në harkun e pak viteve. Ai u ka shpëtuar dy atentave, një në vitin 2017 dhe më pas një tjetër në 2019. Në vitin 2017, Hajrulla u bë pre e një atentati me tritol, ku mori dëmtime të rënda në të dyja këmbët. Më pas atij iu bë atentat me 10 maj të vitit 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal. Hajrulla dyshohet se është pjesë e grupit të Edison Harizajt, një prej të fortëve të Vlorës, i vrarë në Durrës.

Hajrulla është dënuar dy herë. Në shkurt 2018, Hajrulla u dënua me 2 vjet burg “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Dënimi kishte lidhje pikërisht me armën që iu gjet gjatë atentatit me eksploziv, të ndodhur në nëntor të 2017, por ky dënim u pezullua duke e lënë të riun në shërbim prove.

Në fund të atij viti u dënua sërish me 8 muaj për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ines Hajrulla, i njohur në Vlorë si Ini i Çones, është marrë në hetim për zhdukjen e Elvis Troqes në Vlorë, në korrik 2017. Ai dyshohet se është përshirë dhe në ngjarje të tjera kriminale, të cilat janë ende të pazbardhura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy