Prej 7 vitesh afera CEZ-DIA sillet në vemendje të publikut më shumë nga politika, duke e përdorur për luftën e saj të përditshme. Por në 22 shkurt për këtë çështje, SPAK pyeti Ilir Metën, pasi mazhoranca pretendoi se ai është lidhja politike e Kastriot Ismailaj, biznesmeni i cili ngriti skemën e mashtrimit. Afera CEZ -DIA nisi me privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së energjisë elektrike, ku në fokus të Kastriot Ismailaj dhe drejtuesve të kompanisë ceke në Tiranë ishte mbledhja e borxheve të krijuara ndër vite. 400 milion euro borxh ishte shuma që kompani shteterore dhe private kishin akumuluar për vite me radhë.
Shumë para në lojë dhe për të përfituar Kastrito Ismailaj krijoi një skemë mashtrimi. Sipas Prokurorisë së Tiranës, nuk kryhej asnjë punë në mbledhjen e parave por vetëm printoheshin letra, duke krijuar idene se po mbliedheshin para. Nga llogaritë e CEZ tek kompania DIA kaluan rreht 6 milion dollarë. Ismailaj u dënua nga gjykata me 11 vite burg ndërsa gjatë 2022 ai u shoqërua disa herë në SPAK.
“Në dijeninë time nuk i është ofruar statusi i bashkëpunëtorit. Sigurisht që prokurorë të caktuar, për të përfituar maksimalisht, mund të përdornin nenin 36 dhe 37 të Kodit të Procedurës Penale, që ka të bëjë me kërkesën e bashkëpunimit për drejtësinë. Megjithatë, shtetasi Kastriot Ismailaj nuk është më i pandehur në këto hetime, por është i dënuar. Ka një status tjetër dhe janë dy gjëra të ndryshme”, tha Arbër Hoxha, avokat i Kastriot Ismailaj.



