Gjermani, përshëndetja naziste dënohet edhe nëse bëhet me krahun e majtë

Gjermani, përshëndetja naziste dënohet edhe nëse bëhet me krahun e majtë

Në Gjermani, përshëndetja naziste dënohet me ligj edhe nëse bëhet me krahun e majtë.

Gjykata e Lartë e Hamm-it e vërtetoi me një vendim të fundit, duke konfirmuar dënimin e një 51-vjeçari nga Bremeni, siç raportoi transmetuesi gjerman NTV.

51-vjeçari i dënuar kishte treguar përshëndetjen naziste, që është një gjest antikushtetues në Gjermani, për demonstruesit e majtë në periferi të një takimi të G7 në Munster në vitin 2022.

Drupal Ad

Por, sipas deklaratës së tij, ai qëllimisht përdori krahun e majtë për qëllim provokues, pasi nuk e konsideronte të paligjshëm.

Megjithatë, gjykatat e qarkut dhe ato rajonale në Munster e shpallën fajtor për përdorimin e shenjave të organizatave jokushtetuese dhe e dënuan me një gjobë prej 600 euro.

Ai e apeloi vendimin, ndërsa Gjykata e Lartë Rajonale e Hammit e hodhi poshtë si të pabazuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy