
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin është kundër ndërtimit të HECE-ve në Shishtavec në Kukës, por ajo kërkon të zhvillohet agroturizmi. Gjatë inaugurimit të rrugës që lidh krahinën me Kosovën Vlahutin tha se hapja e aeroportit do të sillte më shumë lëvizje.



