Zjarr në spitalin e Shkodrës, digjet reparti i Kirurgjisë (VIDEO)

Zjarr në spitalin e Shkodrës, digjet reparti i Kirurgjisë (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëseve neutralizoi flakët. Nuk ka të lënduar.

Në njoftimin e Policisë bëhet me dije: 

Rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë, ka rënë zjarr.  Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental".

Një reagim ka ardhur edhe nga Spitali Rajonal Shkodër, që bën me dike se nuk ka pacientë të lënduar. Në deklaratë thuhet:

Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë.   Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar.  Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.  Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy