Mungesë fondesh/ RTSH nuk do të transmetojë ndeshjen Islandë-Shqipëri

Mungesë fondesh/ RTSH nuk do të transmetojë ndeshjen Islandë-Shqipëri

Ndonëse është një televizion publik, që mbahet nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, RTSH pritet të mos e transmetojë ndeshjen Islandë-Shqipëri, e cila luhet sot në orën 20:45 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Burime për MCN TV bëjnë me dije se arsyeja e mos blerjes së të drejtave të transmetimit është bërë mungesa e fondeve. Ndërkaq, të drejtat e transmetimit të sfidës i ka blerë “Digitalb”, që është një platformë me pagesë.

Po ashtu burime bëjnë me dije se e drejta e transmetimit kapte një vlerë 1.1 milionë euro. Vlen për t’u theksuar fakti që më herët RTSH ka blerë ndeshjet e kombëtares kuqezi, të cilat janë transmetuar pa pagesë në televizionin publik.

Duhet theksuar po ashtu që RTSH si i vetmi televizion publik ka si mision transmetimin e eventeve të tilla, kombëtare.  Në programacionin e këtij televizioni nuk figuron përballja Islandë-Shqipëri, dhe nuk ka asnjë spot publicitar për sfidën e Reykjavikut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy