Operacion i përbashkët policor Francë-Shqipëri, arrestohen shtatë shqiptarë

Operacion i përbashkët policor Francë-Shqipëri, arrestohen shtatë shqiptarë

Një operacion i koordinuar midis Francës dhe Shqipërisë bëri të mundur shkatërrimin e një bande grabitësish të cilët akuzohen për 250 vjedhje.

Në total janë ndaluar 7 shqiptarë, ku 4 prej tyre janë ndalur në Francë dhe 3 në Shqipëri.

Një ditë më parë në një konferencë për mediat franceze ka folur François Perain prokurori në Nancy dhe prokurori shqiptar Besim Hajdarmataj, i cili ka ndjekur çështjen.

Në bazë të hetimit, në Francë u arrestuan 4 anëtarë të familjes Kajtazi, të drejtuar nga Arif Kajtazi, të cilët janë rezidentë prej vitesh në rajonin e Nancy-t.

Ndërsa në Shqipëri, me urdhër të prokurorit Besim Hajdarmataj u ndaluan Besnik Fufi, Alfons Perloka dhe Aleks Marku. Për këta persona, gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”.

Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale të “vjedhjes”, “pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “grupi i strukturuar kriminal.

Në bazë të hetimeve të përbashkëta franko-shqiptare rezulton se familja Kajtazi u siguronte Fufit, Perlokës dhe Markut banesën dhe mjetet për realizimin e vjedhjeve. Tre të arrestuarit në Shqipëri, pasi kryenin vjedhjet në Francë, riktheheshin në qytetin e tyre, në Laç, ku depozitonin sendet e grabitura.

Grupi i shqiptarëve ra në gjurmë të autoriteteve policore, pasi kishin nisur hetimet për vjedhje në seri të kryera në rajonin e Nansy-t, në Francë, por edhe në Belgjikë e Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy