Rama mungon në interpelancë/ Dule: S’ka respekt për pakicat minoritare. Spiropali: Jemi vend model

Rama mungon në interpelancë/ Dule: S’ka respekt për pakicat minoritare. Spiropali: Jemi vend model

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka refuzur që të zhvillojë interpelancën me ministren për Parlamentin Elisa Spiropali, pasi kjo e fundit zëvendësoi kryeministrin Edi Rama.

Dule tha se qëndrimi kryeministrit Edi Rama për të mos u përballur në interpelancë me të dëshmon se për të respektimi i të drejtave të minoriteteve dhe i lirive të tyre nuk ekziston në axhendën e prioriteteve të tij

Në lidhje me respektimin e të drejtave të minoriteteve me nivelin e përmbushjes së standardeve ndërkombëtare dhe objektivat në kuadrin e  negocimit me BE. E kërkova me kryeministrin interpelancën, por sot njoftohem se kryeministri nuk paska denjuar të diskutojë për këtë çështje. Qëndrimi i tij dëshmon se për të respektimi i të drejtave të minoriteteve nuk është në agjendën e prioriteteve të tij, por për fatin tonë të mirë ekziston në agjendën e BE-së. Ky debat nuk mund të bëhet i fragmentarizuar, por vetëm me atë të cilit i jam drejtuar. me keqardhje nuk e pranoj zhvillimin e kësaj interpelance, nëse ju keni mirëkuptimin zhvendoseni në një datë të përshtatshme për kryeministrin.

Nga ana e saj ministrja e për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se qeveria shqiptare ka respektuar të drejtat e minoriteteve dhe se deputeti Dule në fjalën e tij tha vetëm të pavërteta. Spiropali tha se Shqipëria është vend model për respektimin e pakicave kombëtare dhe se atyre u garantohen liri që shqiptarëve në shumë vende të botës u mohohen.

Më lejoni t’ju sqaroj se në respekt të kërkesës tuaj vendosëm që këtë interpelancë ta mbajmë sot. Ju vendosët e mos e zhvilloni, por kohën tuaj e konsuamuat duke thënë disa të pavërteta. Jo vetëm qeveria shqiptare, por gjithë ky vend ka respektuar pakicat kombëtare. Ky vend është një shembull për rajonin për sa i përket respektimit të pakicave kombëtare dhe plotësimit të kuadrit ligjor. Ju garantohen liritë ekonomike e kulturor, por dhe liri të tjera që fatkeqësisht shqiptarëve në shumë vende të botës i mohohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy