Celibashi regjistron koalicionin “Bashkë fitojmë”, hiqet  sigla e PD-së së Berishës

Celibashi regjistron koalicionin “Bashkë fitojmë”, hiqet sigla e PD-së së Berishës

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi regjistroi koalicionin “Bashkë fitojmë”, por duke hequr nga ky koalicion siglën PD me kryetar Sali Berishën.

Celibashi u shpreh se PD-ja nuk ka shprehur vullnet për t’u bërë pjesë e këtij koalicioni dhe si e tillë, sigla PD e Berishës nuk mund të jetë pjesë e koalicionit “Bashkë fitojmë”. Në këtë mënyrë ky koalicion do të jetë i përbërë vetëm nga tre parti, PL, PBDNJ dhe PDK.

Pati debat sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë shqyrtimit të kërkesës së Partisë së Lirisë me 2 parti të tjerë. Përfaqësuesi i PD-së Indrit Sefa ka kërkuar të merren masa ndaj këtyre personave që e kanë sjellë këtë kërkesë.

Partia Demokratike nuk ka bërë asnjë koalicion. Është përdorur emri, karakteristikat dhe logo e Partisë Demokratike nga persona të paautorizuar dhe të palegjitimuar. Komisioneri duhet të konstatojë se kjo marrëveshje është bërë në mashtrim të ligjit dhe në mashtrim të zgjedhësve. Nuk e di kush është personi që i është drejtuar KQZ-së. Komisioneri ka të gjitha detyrimet ligjore për të marrë masa dhe për të vënë në vend këtë shkelje të dispozitave ligjore. Kërkesa duhet rrëzuar për sa kohë që marrëveshja është një dokument i domosdoshëm për regjistrimin në KQZ. Nëse lexoni vendimin e KAS-it thotë që “vendimi hyn në fuqi menjëherë”. Unë jam përfaqësues i përhershëm i PD-së pranë KQZ-së. PD nuk ka bërë asnjë marrëveshje për lidhjen e koalicionit zgjedhor dhe nuk ka depozituar asnjë marrëveshje të tillë. Subjektet që kanë firmosur në emër të PD-së, nuk janë përfaqësues të Partisë Demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy