Nëse e gjeni veten tek këta tregues, ndoshta mund të mburreni për inteligjencën e lartë, por jo pa efekte anësore! Inteligjenca është e lidhur shpesh me çrregullime të humorit dhe shqetësime! Njerëzit e zgjuar priren të shqetësohen, shkojnë në shtrat vonë, mund të jenë të çrregullt dhe të vuajnë nga çrregullime mendore! Ja disa tipare:
Kanë çrregullime të humori-Çrregullimet në humor mund të jenë çmimi që disa njerëz paguajnë për inteligjencën e tyre mbi mesataren.
Shkojnë në shtrat vonë- Në një studim ku u shqyrtuan zakonet e 20,745 adoleshentëve rezultoi se ata që shkuan në shtrat pas mesnate dhe u zgjuan në mëngjes rreth orës 8 kishin një inteligjëncë më të lartë se ata që shkuan në shtrat rreth orës 23.40 dhe u zgjuann ë 7:20.
Njerëzit me inteligjencë mbi mesataren nuk janë të kujdesshë-Hulumtimi gjeti se ata që janë më të lumtur dhe kanë inteligjencë të lartë, kanë tendencë të besojnë më lehtë. Rritja e besimit mund të justifikohet me një shkallë më të lartë të kënaqësisë në jetë, ose nga një gjykim më i lartë.
Marrin më shumë kohë për të vendosu- Kush është më shumë reflektiv dhe ka një inteligjencë mbi mesataren nuk mund të jetë gjithmonë i vendosur në marrjen e vendimeve. Në të kundërt, ata që kanë një inteligjencë nën mesataren, do të veprojnë me më pak vështirësi dhe pa probleme në marrjen e vendimeve.
Nuk kanë dëshirë të bisedojn-Ky është një tregues shumë i diskutueshëm: njerëzit e zgjuar janë edhe më të vetmuar. Studimet kanë gjetur se sa më shumë një person me inteligjencë mbi mesataren shoqërohet dhe ndjek miqtë, aq më shumë i pakënaqur do të jetë me jetën e tij/saj. Njerëzit e zgjuar nuk kanë dëshirë të bisedojnë, ato nuk kanë shumë miq. Ata preferojnë të shkojnë në një rreth shumë të vogël të miqve të ngushtë.



