Tërmeti në Kroaci, shkon në shtatë numri i viktimave

Tërmeti në Kroaci, shkon në shtatë numri i viktimave

Tërmeti i fortë që goditi Kroacinë qendrore sot ka vrarë të paktën pesë persona, ka lënë të plagosur disa të tjerë dhe ka shkatërruar ndërtesa në Petrinja, një qytet në juglindje të kryeqytetit Zagreb.

Tërmeti dëmtoi linjat telefonike, duke i lënë kroatët në pamundësi për komunikuar. Lëkundjet u ndien edhe në Serbinë fqinje, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe deri në Graz në jug të Austrisë.

Zyrtarët vendas konfirmuan si viktimën e parë një vajzë 12-vjeçare në Petrinja, një qytet me rreth 25 000 njerëz rreth 60 km (37 milje) nga Zagreb.

Branka Baksic Mitic, nënkryetari i bashkisë së Glina, konfirmoi katër vdekje të tjera në qytetin e tij: një baba dhe djali i tij, një 20-vjeçar dhe një burrë tjetër i moshuar.

"Qendra e Petrinja e dikurshme nuk ekziston më", njoftoi televizioni shtetëror Hroit i Kroacisë, duke shtuar se brenda në ndërtesa mbetën të bllokuar dhjetëra njerëz.

Ndërsa kryebashkiaku i Pretinjas, Darinko Dumboviç, thotë se shkatërrimi është masiv. "Situata është si Hiroshima", ka thënë ai. 

Sipas EMSC, tërmeti e pati magnitudën 6.3 ballë e shkallës Rihterdhe epiqendrën 46 kilometra nga Zagrebi.

Tërmeti u ndie edhe në Serbi dhe në veri të Italisë. Një lëkundje e dytë me magnitudë 4.5 pasoi tërmetin e parë.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy