Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po neglizhon situatën e përmbytjeve. Në një deklaratë për mediat Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani tha se qeveria ka hequr 5 milionë lekë nga fondi për kanalizimet dhe kullimet, të cilat nëse do të investoheshin do të kishin evituar situatën e përmbytjeve. Ristani theksoi se opoztiat do të kërkojë llogari deri në fund ndërsa shtoi se qeveria duhet të dëmshpërblejë sa më shpejt të përmbyturit.



