Shtatë nga dhjetë të mitur në Evropë, 72% prej tyre të moshës 11 dhe 15 vjeç, janë në rrezik nga hakerimi për shkak të besimit të tepërt në aftësitë e tyre kompjuterike.
Ky është përfundimi që del nga hulumtimi i fundit nga Kaspersky, një kompani ndërkombëtare e sigurisë kibernetike.
6 mijë fëmijë në Europë ishin kampion i këtij studimi.
72% nuk janë në gjendje të identifikojnë një ose më shumë përpjekje phishing dhe nuk mund të dallojnë një email të rremë nga një jo i rremë.
Të dhënat, të përpunuara nga Censuswide, tregojnë se rreth 2 në 5 fëmijë (39%) mendojnë se janë të informuar saktë për sigurinë në internet, edhe nëse kanë qenë viktima të phishing-ut, pra përpjekjeve për t'i mashtruar me email ose chat.
Fëmijët e lindur midis 1997 dhe 2012 nuk marrin ndihmën e nevojshme nga të rriturit për t'u përballur me kërcënimet dixhitale. Në fakt, 58% pranuan se nuk i ndihmojnë fëmijët e tyre, apo të rinjtë, të njohin mashtrimet.



