Nis shqyrtimi me dëgjimin e palëve në Komisionin Qendror i Zgjedhjeve, pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetëve, Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, si dhe kreut të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, Deputeti Selami ka qënë vetë i pranishëm, ndërsa Roshi përfaqësohet nga avokati i tij Theodhori Sollaku.



