
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pranë shkollës "Fan Noli" për një marshim-protestë për sigurinë e fëmijëve pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën 14-vjeçarin Martin Cani.
Prindërit, disa prej të cilëve janë të shoqëruar me fëmijët mbajnë në duar pankarta “Pse bën sikur jeton në një vend normal?”, “Duam siguri për fëmijët tanë”, "Stop vrasjes së fëmijëve tanë", etj.
Një prej prej prindërve e cila ishte në këtë protestë tha se të gjithë sot po e vrasin Martinin me heshtje.
Të gjithë jemi nga pak mami i Martinit sot. Të gjithë e kemi vrarë nga pak me heshtjen tonë. Ky sistem po na i vret fëmijët, por edhe ne prindërit jemi bashkëpunëtorë. Nuk kam fëmijë në këtë shkollë, kam një 11-vjeçar në një shkollë tjetër.



