Ky është kandidati i LSDM-së për zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë

Ky është kandidati i LSDM-së për zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë

Stevo Pendarovski është kandidati i i përbashkët i propozuar nga LSDM për president.

Zoran Zaev pas takimit me strukturat partiake ka njoftuar se partia dhe të gjithë kandidatet tjerë janë përcaktuar për Pendarovskin si kandidat presidencial.

Zaev tani ndodhet ne takim me te gjithë partneret e koalicionit ku edhe shume shpejt pritet të zyrtarizohet emri i Pendarovskit, derisa pajtohen partneret.

Kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti të mërkurën arritën marrëveshje për kandidatin e përbashkët presidencial, i cili pritet të mbështetet nga Alternativa dhe PDSH-ja.

Aleanca për Shqiptarët dhe BESA, dje pas shpalljes së kandidaturës së pavarur nga profesori Blerim Reka  njoftuan se do ta mbështesin atë. Në garë është edhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së opozitare, Gordana Siljanovska-Davkova.

Raundi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale u caktua për më 21 prill, ndërsa i dyti do të mbahet më 5 maj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy