
Një aksident i rëndë ndodhi në aksin Levan-Tepelenë gjatë natës së mbrëmshme. Ngjarja ndodhi në fshatin Varibob, ku si pasojë e daljes së një mjeti nga rruga, në aksin Levan-Tepelenë, humbën jetën 3 persona.
Në automjet udhëtonin një çift i moshuarish dhe një vajzë. Identitetet e tyre nuk janë bërë ende ët ditura. Ndërkohë, në një njoftim të policisë së Fierit thuhet se mjeti tip “Suzuki”, me Traga IHZ 1755 ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë.



