Komisioni i Venecias bën publik opinionin për vetingun

Komisioni i Venecias bën publik opinionin për vetingun

Ashtu siç pritej, ditën e sotme, Komisioni i Venecias ka bërë public opinionin lidhur me ligjin e shumëdebatuar të vetingut.

“Venecia” e ka rishqyrtuar këtë ligj pas një letre të dërguar nga Gjykata Kushtetuese më 28 tetor 2016. Vetingu është një nga ligjet më të debatuara të reformës në drejtësi. Ai u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike. 

Katër pyetjet që u janë adresuar ekspertëve të Komisionit të Venecias janë:

1. Duke pasur parasysh se të gjithë gjyqtarët dhe Gjykata Kushtetuese janë subjekt i ligjit nr. 84/2016 “Rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë”, a mundet që pjesëmarrja e tyre në ekzaminimin e këtij rasti të përbëjë konflikt interesi.

2. A i respekton ky ligj pricipet themelore të ligjit dhe ndarjen e balancimin e pushteteve. A është pavarësia e ssitemit gjyqësor në rrezik nga përfshirja në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të organeve që janë nën kontrollin e pushtetit ekzekutiv? 

3. A është ky ligj konform pikës 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që ka të bëjë me respektimin e të drejtës për gjykim të drejtë? A duhet që mohimi i të drejtës së gjyqtarëve dhe prokurorëve subjekt i ligjit të rivlerësimit t’u adresohet gjykatave vendase në kundërshtim me pikën 6?

4. A janë dispozitat në lidhje me vlerësimin e së shkuarës në kundërshtim me pikën 8 të Konventës për të Drejtat e Njeriut, që ka të bëjë me respektimin e jetës private dhe familjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve?

Në konkluzionet e Komisionit të Venecias thuhet se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë mund të thotë fjalën e fundit nën dritën e interpretimit të Kushtetutës dhe përshtatjes së ligjit shqiptar me opinionin e ekspertëve.   

 

Në konkluzion thuhet se “sa i përket konfliktit të interesit dhe skualifikimit të mundshëm të gjykatësve kushtetues, Komisioni i Venecias thekson se gjykatësit kushtetues, sipas Kushtetutës dhe ligjit të vetingut, do të jenë edhe vetë subjekt i këtij ligji, që bën të mundur rivlerësimin e çdo gjyqtari në Shqipëri, përfshirë edhe ata të Gjykatës Kushtetuese”.    

Sipas ekspertëve të Venecias, sa i përket organeve gjyqësore nën kontrollin e ekzekutivit në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, konkludohet se sistemi i ngritur pas zbatimit të ligjit të vetingut nuk duket se do të interferojë me pushtetin gjyqësor.

Ndërsa sa i përket mungesës së mundësisë që gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar në procesin e vetingut të sfidojnë vendimet e marra nga institucionet e rivlerësimit, Komisioni i Venecias përgjigjet se kjo varet nga kualifikimi i Dhomave të Apelit në Kushtetutë dhe ligjin e vetingut.

Për Komisionin e Venecias, ka element të mjaftueshëm për të besuar se Dhoma e Apelit konsiderohet një organ i specializuar, që përfaqëson garanci për personat që janë subjekt i procedurës së vetingut. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy