Ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil/ Hasanaj: 12 masa sigurie, arrestohen policë, zyrtarë dhe biznesmenë

Ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil/ Hasanaj: 12 masa sigurie, arrestohen policë, zyrtarë dhe biznesmenë

Prokuroria e Sarandës ka finalizuar një operacion të gjerë hetimor që ka çuar në lëshimin e disa urdhër-arresteve për zyrtarë vendorë, në kuadër të një hetimi për ndërtimet pa leje në zonat turistike të Sarandës dhe Ksamilit. Në një lidhje me ‘MCN Live’ gazetarja Ariola Hasanaj tha se në total janë firmosur 12 masa sigurie.

 

Një aksion i organizuar nga Prokuroria e Sarandës ka çuar në disa urdhër-arreste për zyrtarë vendorë për çështje që lidhen me ndërtimet pa leje në Sarandë dhe Ksamil. Operacioni është ndërmarrë pas hetimeve të prokurorisë, ndërsa janë firmosur dhe 12 masa arresti… Hetimet lidhen me dyshimet për favorizime dhe mosveprim institucional.

 

Në pranga kanë rënë tre efektivë policie: Kristofor Shkrepa dhe Kastriot Sotka, ndaj të cilëve është caktuar masa “arrest me burg”, si dhe Blerim Tafçiu, ndaj të cilit është vendosur masa “arrest shtëpie”. 

 

Të tre akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”, të kryer më shumë se një herë. Gjithashtu është arrestuar edhe pronari i hotel “Oasis”, Alqi Papa. Në këtë objekt, prokuroria ka sekuestruar një kat të dyshuar të ndërtuar pa leje mbi tarracën e një hoteli 6-katësh në rrugën “Butrinti”, në lagjen nr. 1 të Sarandës.

 

Më tej ajo theksoi se masa sigurie janë caktuar edhe për pronarët e beach-barit “Copacabana”, Arjola Dhrami Bajo dhe Xhaferr Bajo. 

 

Ky subjekt, tashmë i shembur nga IMT, dyshohet se ka funksionuar në kushte paligjshmërie për një periudhë të gjatë, duke çuar edhe në shkarkime në strukturat drejtuese të Komisariatit të Sarandës.

 

Në kuadër të hetimit është lëshuar masë sigurie edhe për kryeinspektorin e IMT-së, Eduart Veliu, si dhe për efektivin Irakli Koçiaj. Hetimet lidhen me dyshime për favorizim të ndërtimeve pa leje, zaptim të hapësirave publike dhe mosveprim institucional nga ana e punonjësve të policisë të ngarkuar me kontrollin e zonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy