Megaoperacioni i SPAK/ Pula: Pozitive që hetimet po fokusohen te pastrimi i parave në ndërtim, dosja që theu “tabunë e kullave” (VIDEO)

Megaoperacioni i SPAK/ Pula: Pozitive që hetimet po fokusohen te pastrimi i parave në ndërtim, dosja që theu “tabunë e kullave” (VIDEO)

Gjykata e Posaçme la në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën, të arrestuar në kuadër të megaoperacionit të SPAK kundër dy grupeve të dyshuara për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

 

I ftuar në emisionin “MCN Live”, gazetari Besmir Pula ndau detaje nga dosja hetimore, duke vlerësuar si pozitiv faktin që hetimet po fokusohen veçmas te pastrimi i parave në sektorin e ndërtimit. 

 

Sipas tij, kjo është një ndër dosjet që ka thyer atë që ai e cilësoi si “tabunë e kullave”.

 

Kjo është një dosje e veçantë, pasi përfshin biznesmenë dhe ndërtues kullash, jo thjesht persona të lidhur me trafikimin e drogës. 

Në gjykimin tim, është një hap i rëndësishëm që hetimet po përqendrohen te pastrimi i parave. 

Ky është një hetim penal dhe ka vlerën e vet. 

 

Në këtë dosje nuk përfshihen vetëm ndërtimet në zonën e Dajtit, por edhe objekte të tjera, mes tyre edhe “Pallati i Kuq” në zonën e 21 Dhjetorit, si dhe disa kulla të tjera për të cilat dyshohet se janë përdorur për pastrim parash.

 

 

Sipas Pulës, një nga personazhet kryesore të dosjes është Loçeku Koçeku, i cili përmendet së bashku me persona të tjerë në hetimin e SPAK. 

 

 

Në disa episode të dokumentuara në dosje dhe në komunikimet e zbërthyera nga platforma SKY ECC përmendet edhe emri i biznesmenit Samir Mane, megjithatë çdo përgjegjësi apo implikim i mundshëm mbetet objekt i hetimeve dhe verifikimeve nga organet kompetente.

 

Sipas SPAK-ut, biznesmeni Ilir Shtyfi i përfshirë në hetim, pasi kryente takime dhe marrëveshje biznesi, informonte Kocekun, si të lidhur me grupin kriminal për mënyrën e investimit dhe integrimit të parave në projekte ndërtimi.

 

Kjo dosje ka thyer tabunë e kullave, pasi prej vitesh ka pasur dyshime se sektori i ndërtimit është përdorur për pastrim parash, ndërsa tani kemi një hetim penal konkret për këtë çështje. 

 

Bëhet fjalë për 20 masa sigurie dhe për një ndarje rolesh që nis nga trafikantët e drogës, vijon me personat që integrojnë paratë në ekonomi dhe përfundon te investimet në ndërtim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy